Hapësire reklamuese

Politikë

"Doni apo s'doni ju, do bëhet”, Rama për Portin e Durrësit: U kam premtuar durrsakëve, do hapim katër porta të reja për qytetin

Shkruar nga Newsbomb
"Doni apo s'doni ju, do bëhet”, Rama për Portin e

Kryeministri Edi Rama thotë se Durrësi do të ketë portin më të madh, një zemër të re të turizmit, siç e ka quajtur ai, që do të ndërtohet paralelisht me portin e ri të mallrave në Porto Romano.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku nuk kurseu ironitë ndaj deputetëve të opozitës, Rama tha se Durrësit do të ketë 700 metra plazh, një hapësirë të madhe publike të rikonstruktuar përveç portit të ri turistik.

“Vini vërdallë si gomaricat, se e dini që e kemi seriozisht, dhe do t’i bëjmë të dy portet”, u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa recitoi nga foltorja e Kuvendit poezinë e Faik Konicës drejtuar opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Le ta hapin sa të duan gojën katran për të folur si mënxyra, duke bërtitur përditë siç na e tregonte Faik Beu “o tradhëtorë, o thradhëtorë”. Unë u jam zotuar durrsakëve se do hapim katër porta, nga qielli deti dhe toka. Dhe porta kryesore është nga deti. Smund të shkarkohen anijet e mallrave nga vinçat si xhirafa të ndonjë filmi apokaliptik. Do të ketë 700 metra plazh, dhe hapësirë publike të transformuar rrënjësisht. Sot është tokë e ndotur, e pa shfrytëzuar, njësoj si ajo partia me vulën e humbur, që pasi hoqët gozhdën u mbeti vrima. Të dyja këto pjesë do të kthehen në një hapësirë shembullore, europiane. Njëri nga mufot me buzër që i janë holluar brisk, lebetitej një dizaj se si mund të hiqet që aty porti më i madh i vendit. S’mund të rrijë aty, në një qytet turistik, ku s’ka asnjë mundësi zgjerimi, prandaj do të ikë që aty, për t’ju përshtatur kohëve të sotme, dhe ambicieve të Shqipërisë. Vijnë si gomaricat e Faikut për qumësht vërdallë, janë ndezur tani se e shikojnë që ne e kemi me gjithë mend, që do të bëhen të dyja, edhe ai turistiku edhe ai tjetri. Doni apo s’doni ju. Janë gomaricat e Faik Beut, unë thjesht po ua sjell këtu për ta parë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll