Prej ditësh lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj, kanë hequr dorë prej emisionit që produksioni i “Top Channel” bëri për ta.
Këto dyshime lindër pasi vëllezërit Veshaj fshinë “promon” paralajmëruese të programit nga “Instagrami” i tyre.
Mirëpo, si duket binjakët nuk kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”.
Burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”, kanë bërë që të sheshohen deri diku pakënaqësitë që ata mund të kenë pasur me njëri-tjtrin.
Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.