Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Hong Kong pezullon vaksinën e Pfizer (ARSYEJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hong Kong dhe Macau, në jug të Kinës kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të Pfizer/BioNTech.

Mediat e huaja bëjnë me dije se vendet në fjalë e kanë pezulluar vakinën për shkak e një dërgese që kishte gabime në paketim.

Distributori kinez e informoi qytetin se një dërgesë ka shishe që nuk janë të mbyllura si duhet. Çështja tashmë është duke u hetuar nga distributori i kësaj dërgese dhe kompania “BioNTech”.

Qeveria e Hong Kongut njoftoi se të gjitha qendrat e vaksinimit e kanë pezulluar përkohësisht procesin, ndërsa qytetarët që janë caktuar sot nuk duhet të shkojnë për ta marrë vaksinën.

Pezullimi i vaksinës së Pfizer-it nënkupton që zgjedhja e vetme që u ka mbetur banorëve të Hong Kongut është vaksina kineze, Sinovac.

Kujtojmë që Sinovac mori miratim të shpejtë pavarësisht se nuk publikoi të dhëna klinike të rishikuara. Të dhënat tregojnë për një normë efikasiteti prej 50-80%, në varësi të studimeve. Pfizer thotë se shkalla e efikasitetit të saj është 94-95%.

Më shumë

spot_img
spot_img