Hapësire reklamuese

Kulture & Art

'HONEYLAND', filmi ballkanas që nominohet për çmimet OSCAR

Shkruar nga Newsbomb
HONEYLAND

HONEYLAND është dokumentari maqedonas që është nominuar për çmimet OSCAR.

I nominuar në 2 kategori, ate të "Dokumentarit më të mirë" dhe "filmit të huaj më të mirë", Honeyland duket se ia ka dalë më së miri të tërheqë vëmendjen e kritikëve.

Me regjisorët Ljubomir Stefanova dhe Tamara Kotevska, por edhe me kineastët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, filmi i vlerësuar me disa çmime përfaqëson Ballkanin në ceremoninë e OSCAR.

Dokumentari tregon për Hatixhen, që jeton me nënë e sa të sëmurë në malet e Maqedonisë së Veriut, që merret  me rritjen e bletëve dhe grumbullimin e mjaltit, duke përdorur traditat e lashta.

Historia merr rrjedhë tjetër, kur një familje e padisiplinuar bëhet fqinje me Hatixhen, pasi edhe ata duan të merren me bletari.

Aktorja kryesore e këtij dokumentari është Hatixhe Muratova, ndërsa aktorë të tjerë protagonistë janë edhe Nazife Muratova, Hussein Sam dhe Ljutvie Sam.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu