Hapësire reklamuese

Aktualitet

Homazhe për poetin Jorgo Papingji, e bija zbulon pengun e vetëm të artistit

Shkruar nga Newsbomb
Homazhe për poetin Jorgo Papingji, e bija zbulon pengun e vetëm

Ditën e sotme në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan homazhet në nder “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji.

Në një intervistë për gjatë homazheve, e bija e poetit Jorgo Papingji, Migena ka treguar pengun e vetëm të të atit, të cilin e shprehte herë pas here që ishte fakti i të jetuarit pa babain e tij.

Gjithashtu Migena tha se poeti i njohur Jorgo Papingji ishte një njeri ku shumë gjenerata fëmijësh e njohën atë si mësues dhe krijues.

“I vetmi peng që im atë kishte dhe e shprehte ishte se ai jetoi pa babain e tij pasi e humbi kur ishte shumë i vogël, disa muajsh dhe nuk e jetoi babain dhe kjo ndoshta në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme ka qenë një peng. I dukej se fakti që nuk kishte pasur baba i dukej sikur nuk do të ishte një baba i mirë por unë jam këtu sot që të vërtetoj të kundërtën dhe kështu mund të thonë edhe një gjeneratë e tërë fëmijësh që kanë kaluar në duart e atij si mësues apo si argëtues por edhe si krijues”, - u shpreh e bija e poetit Jorgo Papingji.

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.

Lexo edhe: Ka shkruar mbi 4000 këngë, ndërron jetë poeti shqiptar Jorgo Papingji

Bashkëpunimi i parë i Jorgos si autor teksti ka qenë me kompozitorin e shquar Aleksandër Lala në këngën që bëri aq shumë bujë në atë kohë “A ta fshij apo ta gris”; ishte një këngë për fëmijë, që aso kohe ngjalli shumë reagime pozitive dhe emocione estetike.

Jorgo Papingji mbaroi studimet e larta për shkenca ekzakte (matematikë-fizikë) profesion të cilin e ushtroi paralelisht me poezinë. Ai ka shkruar 5 këngë fituese në “Festivali i Këngës”, njëra prej të cilave ka marrë pjesë edhe në Festivalin Evropian i Këngës në vitin 2014, është emëruar “Mjeshtri i Madh” si dhe ka shkruar mbi  4000 këngë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese