Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Homazhe në shtëpinë e BBV për rojen, Deamishel bën gafën: I urojmë ngushëllime familjes së Pal Kolës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Homazhe në shtëpinë e BBV për rojen, Deamishel bën
Mbrëm banorët e Big Brother VIP ndezën qirinj në nder të rojes Pal Kolës, i cili humbi jetën nga breshëria e armëve të kallashnikovit në Top Channel. Ishte Deamishel që mbajti një fjalim të shkurtër, ku bëri edhe një gafë. Ajo u shpreh gabim pasi në vend që të thoshte “shprehim ngushëllim”, tha “i urojmë ngushëllime”. “Jemi mbledhur sot për të nderuar Pal Kolën që humbi jetën në krye të detyrës në portën e një prej televizioneve të lira të Shqipërisë. Ishte ngjarje terroriste. Sot jemi me familjen e zotit Pal. I urojmë ngushëllime. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, tha Deamishel. Kjo nuk është hera e parë që Dea bën gabime të tilla. Më herët në një lojë ajo u shpreh se Skënderbeu ka lindur në 1956 por në fakt, heroi ynë kombëtar ka lindur në 1405.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese