Hapësire reklamuese

Bota

Holy hell! Ura iku! Si e përjetuan dëshmimtarët rënien e urës së Baltimores, 20 punëtorë bien në lumë

Shkruar nga Newsbomb
Holy hell! Ura iku! Si e përjetuan dëshmimtarët rënien e
Ura e madhe e Baltimores në Shtetet e Bashkuara u shemb në orën 01.30 me orën lokale, pasi u godit nga një anije e madhe mallrash nën flamurin e Singaporit. Kompania e anijeve Synergy Marine Group konfirmoi për mediat në SHBA se anija “Dali” mbushur me kontenier ishte në përdorim të saj dhe goditi urën. Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë dy timonierët nuk kanë pasur lëndime, thanë autoritetet që janë prezent në vendngjarje. Por nuk ka ndodhur kështu me makinat që kanë qenë mbi urë në kohën e shpërthimit të madh dhe shembjes së saj. Deri tani besohet se të paktën 20 makina kanë rënë në lumë. Një nga dëshmitarët që ka filmuar rënien e urës në momentin e përplasjes Bobby Gattus dëgjohet të thotë në videon që është duke rregjistruar: “Ura iku. Holy hell”. Shefi i komunikimit të zjarrfikëseve në Baltimore thotë se të paktën 20 punëtorë kanë rënë në Lumin Patapsco pas shembjes së Francis Scott Bridge, thuhet në lajmin e raportuar nga BBC. Ndërkohë që beson se do të ketë të tjera të dhëna në vazhdim. Nga radarët e marinës, anija e mallrave Dali u nis nga terminali në Port Breeze në orën 12.45 am. Do të kalonte poshtë kësaj ure 45 minuta më vonë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë helikopterët policorë që po qarkullojnë zonën me shpejtësi. Informacionet e fundit tregojnë se ka pasur edhe një trailer me traktorë mbi urë kur ajo kolapsoi. Ndërkohë që sipas informacioneve në ujë duken shumë karburant pas përplasjes së anijes. Lexo edhe: Anija e mallrave përplaset me urën e Baltimores, disa makina me njerëz bien në ujë  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese