Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Holta Zaçaj mesazh për politikanët: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses,rruga e vetme

Shkruar nga Newsbomb
Holta Zaçaj mesazh për politikanët: Zbatimi i vendimeve të

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka bërë bilancin për vitin 2023. Gjatë një konference për mediat, Zaçaj tha se Kushtetuesja nuk ka stok dosjesh të prapambetura. Sipas saj trupa gjykuese ka trajtuar çështje të rëndësishme dhe parimet që i kanë udhëhequr kanë qenë, paanshmëria, transparenca dhe eficenca.

 “Trupa gjyqësore e plotësuar ka trajtuar çështje të rëndësishme.  Parimet që e kanë udhëhequr gjykatën janë paanshmëria, transparenca dhe eficenca. Duke u kujdesuar dhe angazhuar për të respektuar afatet procedurale dhe dhënies së argumentimeve të vendime, gjykata ka synuar cilësinë e vendimmarrjes.

Shqyrtimi rezulton me kohëzgjatje afro 8 muaj, 452 kërkesa, 367 kërkesa të regj në 2023 dhe 85 kërkesa të mbartura në 2022. Në vitin 2024 janë mbartur 93 çështje nga viti 2023. Gjykatat Kushtetuese nuk ka stok çështjesh të prapambetura si asnjë gjykatë tjetër”, tha Zaçaj, teka më tej u ndal edhe tek buxheti për Gjykatën Kushtetuese për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm.

“Gjykata ka bërë përpjekje të vazhdueshme për përmbushjen e objektivave me qëllim dhënien e një drejtësie funksionale. Në kushtet e një buxheti të panevojshëm gjykata mori nisma konkrete për përmirësimin, miratimin e rregullores për funksionimin e administratës, rregulloren për komunikimin e gjykatës me median dhe ridimensionimi i marrëdhëniet me të dhe publikun”, tha ajo.

Ajo u ndal dhe te vota e emigrantëve duke përcjellë kështu dhe një mesazh te politikanët. Zaçaj u shpreh duke thënë se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është rruga e duhur, nëse duam që të jemi institucione të një shteti ligjor që udhëhiqen nga parimet e demokracisë

Ajo që dua të theksoj është që nëse mund ta jap si mesazh për politikën është se zbatimi i vendimeve të GJK është rruga e duhur, e nevojshme dhe e vetme, Nuk ka mënyrë tjetër sjellje nëse duam të jemi institucione të një shteti ligjor që udhëhiqet nga parimi i demokracisë.

Nuk ka një efekt të pritshëm ligjor sepse nuk është imagjinuar të ndodhë një gjë e tillë. Nuk ka mekanizma që mund të vihen në lëvizje në rast kur nuk zbatohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i GJK është ligj dhe për këtë shkak nuk ka mekanizma”, u shpreh Zaçaj.

Në vijim, Zaçaj u pyet nga gazetarët se nëse është ndjerë e paragjykuar që një grua drejton një institucion kaq të rëndësishëm. Në përgjigjen e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se tashmë është normale dhe nuk përbën asnjë risi që gratë të jene në krye të institucioneve të rëndësishme.

“Do sjell në vëmendje që për një arsye apo tjetër ky institucion është drejtuar nga gjyqtare, është bërë si traditë tashmë. Më vjen mirë që në krye të këtij institucioni është një grua. Ne kishim tre kandidate gra, e kishim të sigurt që kryetari do ishte një grua. Sa më vjen mirë, më duket edhe një normalitet i zakonshëm që gratë nuk përbëjnë më risi kur drejt institucionet, janë vetvete se dinë ta bëjnë atë punë, për të thënë se ndonjëherë disa bëjnë më mirë. Më gëzon por nuk ndjej ndonjë element që më bën ta konsideroj si disaavantazh”, tha Zaçaj ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese