Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Hollanda na dha “dritën jeshile”, Gramoz Ruçi falenderon ish-kryetaren e Parlamentit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi, zonjës Khadija Arib, ish-kryetare e Parlamentit të Hollandës, me rastin e marrjes së vendimit e Parlamentit të Holandës për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në mesazhin e tij Ruçi theksoi se ky qëndrim është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin europian.

“E dashur Khadija,

Me kënaqësi të veçantë mora vesh lajmin e gëzuar që Dhoma e Përfaqësuesve e Vendeve të Ulëta i dha dritën jeshile thirrjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Që prej takimit tonë në prill të vitit 2019 e deri më sot bashkëpunimi ynë ka ardhur duke u zgjeruar e fuqizuar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh mirënjohjen për shqyrtimin me kujdes të arritjeve të Shqipërisë drejt plotësimit të rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian. Ne asnjëherë nuk i kemi keqkuptuar rezervat e qeverisë dhe Parlamentit të Vendeve të Ulëta, por i kemi kuptuar ato si një inkurajim për të përmirësuar performancën tonë dhe për t’u bërë një vend sa më i denjë për t’u pranuar në familjen europiane.

Fakti që edhe Ju, Komisioni për Çështjet Europiane dhe Dhoma e Përfaqësuesve jeni njohur dhe i keni vlerësuar këto arritje, është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin tonë europian, për të arritur dhe për të qëndruar në krah të shteteve anëtare të BE-së me standarte, dinjitet dhe vlera europiane. Shqipëria do të vazhdojë të avancojë në plotësimin e këtyre standarteve dhe do të bëhet një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian, e kësaj familjeje të madhe politike, kulturore dhe njerëzore”.

34cadae1 3be4 4dd9 b16f c462e7bdd84d 544x450 1

Më shumë

spot_img
spot_img