Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

HOLLANDA ashpërson masat anti-covid: Mbyllen baret, restorantet; nuk lejohet qëndrimi në rrugë pas orës 20.00, anulohen eventet (LISTA E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

2e04c54c7fa7973bce32bdc3b94e892a

Hollanda që nga dita e sotme ka filluar “mbylljen e pjesshme” si pasojë e masave anticovid të ndërmarra nga qeveria.

Sipas statistikave të dhëna edhe nga kryeministri Mark Rutte, janë afro 44 mijë persona të prekur nga covid-19 në Hollandë gjatë javës së kaluar, 50% më shumë sesa një javë më parë. Në një javë kanë humbur jetën 150 persona, ndërkohë që 192 të tjerë janë nën kujdesin shëndetësor intesiv.

Masat e shpallura nga kryeministri Hollandez janë si më poshtë:

Të gjitha restorantet, baret dhe coffeshop mbyllen; lejohen vetëm delivery;

Nuk do të ketë shitje pijesh alkolike pas orës 20.00;

Pas orës 20.00 nuk do të lejohet të konsumohet pije nëpër rrugë;

Maksimumi 30 vetë lejohen brenda godinave, përvec kishave;

Lejohet takimi me 4 persona në të njëjtën kohë, ndryshe do ndërhyjë policia;

Sportet profesionale dhe amatore do të mbyllen për + 18 vjec, sportet individuale në palestra lejohen akoma;

Nuk lejohen eventet e ndryshme;

Të gjitha dyqanet, përveç supermarketeve, mbyllen në oren 20.00;

Nuk lejohen udhëtimet jashtë Hollandës gjatë pushimeve; nëse qëndroni në Hollandë nuk do të qakulloni në zonë;

Masat kërkohen në ambiente të brendshme.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img