Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Holandezi tha se ishte shokuar nga shërbimi, reagon Spitali i Traumës: Falenderoi stafin para se të ikte, madje erdhi edhe të nesërmen

Shkruar nga Newsbomb
Holandezi tha se ishte shokuar nga shërbimi, reagon Spitali i Traumës:

Ton Daans, ish-këshilltar i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për sistemet e riedukimit, i ka shkruar dje një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Ai shprehej se ishte rrëzuar në një nga trotuaret e Tiranës dhe kishte pësuar fraktura, për të cilat kishte marrë mjekim në Spitalin e Traumës.

Shtetasi holandez tregonte një nga një procedurat që ishin ndjekur në spitalin e traumave në kryeqytet dhe mjekimin që i kishin dhënë atje. Por kur ka shkuar dy ditë më vonë në vendin e tij, në Holandë, thotë se mjekët janë shokuar nga ekzaminimet e kolegëve shqiptarë.

Pasditen e sotme ka reaguar për dhe vetë Spitali i Traumës. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se ish-këshilltari i Etilda Gjonajt ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencë në orën 23:30 të datës 16 prill, bashkë me një përkthyes.

"Pacienti referonte rrëzim në trotuar dhe ankohej për dhimbje të krahut dhe lëndim në fytyrë. Sipas vlerësimit të mjekëve, pacienti paraqiste plagë sipërfaqësore rreth 4 cm në regionin frontal, gërvishtje të vogël në hundë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së krahut të djathtë.

Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi", thotë Spitali.

Antonius Daans është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17 prill dhe ka falenderuar stafin për mjekimin. Më vonë, shtetasi holandez thotë Spitali i Traumës, është rikthyer në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion.

"Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit", vijon njoftimi.

Sqarim i Spitalit Universitar të Traumës për rastin e qytetarit Z. Antonius Daans

Referuar publikimit në disa portale për rastin e një qytetari me shtetësi hollandeze, paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës në datën 16 prill 2022, sqarojmë si më poshtë:

Z. Daans ka ardhur në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në orën 23:30 të datës 16.04.2022, i shoqëruar dhe me përkthyes. Sipas vlerësimit të parë, gjendja e përgjithshme ishte e mirë. Pacienti referonte rrëzim në trotuar dhe ankohej për dhimbje të krahut dhe lëndim në fytyrë.

Sipas vlerësimit të mjekëve, pacienti paraqiste plagë sipërfaqësore rreth 4 cm në regionin frontal, gërvishtje të vogël në hundë dhe dhimbje gjatë lëvizjes së krahut të djathtë.

Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi.

Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumenta dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.

Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik.

Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale.

Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022.

Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë.

Z. Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion. Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit.

Stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës ka ndjekur me përpikmëri protokollet mjekësore për shtetasin hollandez dhe siguron të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj, që shërbimi ndaj tyre nuk do të mungojë në asnjë moment dhe se ekipi i mjekëve dhe infermierëve do të vijojnë të jenë në krye të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës për të bërë më të mirën për shëndetin e qytetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed