Hapësire reklamuese

Bota

Holandezi Rutte, shef i ri i NATO? Politico: Ka mbështetjen e SHBA dhe Britanisë

Shkruar nga Newsbomb
Holandezi Rutte, shef i ri i NATO? Politico: Ka mbështetjen e SHBA dhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania po i japin të gjithë mbështetjen e nevojshme kryeministrit holandez në largim Mark Rutte për të qenë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s.

Një zyrtar amerikan, ku sipas medias së huaj "Politico" ka dashur të ruaj anonimatin tha se vetë Presidenti Biden mbështet fuqimisht kandidaturën e kryeministrit Rutte për të qenë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO.

Zyrtari amerikan ka pohuar po ashtu se mbështetja e Biden për Rutte sipas të gjitha gjasave do të inkurajojë më shumë anëtare të NATO-s që ta përkrahin caktimin e tij.

Udhëheqësit e NATO-s emërohen me konsensus që kërkon mbështetjen ose të paktën asnjë kundërshtim nga të 31 anëtarët e saj. Deri më tani Rutte ka mbështetjen e rreth 20 anëtarëve të NATO-s dhe është në konkurrencë disa mujore me disa liderë të tjerë europianë, në lidhje me këtë post.

Mandati i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka manovruar me kujdes në bllokun politiko-ushtarak në një kohë të trazuar për politikën transatlantike që nga viti 2014, përfundon në tetor.

Rutte nëse do jetë pasardhësi i Stoltenberg kur ai të largohet në tetor do të marrë detyrën në një moment vendimtar, i ngarkuar me mbajtjen e mbështetjes së anëtarëve të NATO-s për mbrojtjen e kushtueshme të Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.

Suedia aktualisht është vendosur të bëhet anëtari i 32-të i aleancës perëndimore,  një veprim i nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

Për postin kryesor të NATO-s ka shprehur interes edhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, por ajo nuk e ka shpallur kandidaturën e saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese