Një tifoz holandez është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia e Tiranës dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 27 vjeçari është kapur në afërsi të Pedonales me kokainë.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B”, njoftojnë blutë e kryeqytetit.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.