Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Holanda skeptike për anëtarësimin e Shqipërisë, ambasadorja Korthals Altes flet nga Shkodra: Po studiojmë raportin e KE për progresin tuaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes, ka komentuar nga Shkodra procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkruan newsbomb.al. Gjatë vizitës së saj atje, Korthals Altes është pyetur nga gazetarët për skepticizmin e Holandës.

Ambasadorja Altes u përgjigj shkurt duke mos dashur që të japë shumë komente rreth kësaj çështjeje, por tha se vendi që ajo përfaqëson po studion raportin që i ka dërguar Këshilli i Europës vendeve anëtare.

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë”, tha ajo.

Më tej, diplomatja dha dhe një mesazh për të rinjtë për trafikimin. Sipas Korthals Altes, nëse ata shohin diçka që nuk shkon mirë duhet të flasin me dikë të cilit i besojnë, shkruan newsbomb.al. Një mesazh ajo e pati dhe për autoritetet shqiptare: të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë që trafikantët të dënohen.

“Mesazhi im për të rinjtë është që në qoftë se ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë. Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit.

 Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka pasur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje”, tha ambasadorja holandeze.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img