Parlamenti i Holandës ka dhënë dje “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, që do t’i hapë zyrtarisht rrugë Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, shkruan neësbomb.al. Parlamenti është mbledhur dje dhe për rreth dy orë ka diskutuar këtë çështje.
“Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.
Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.
Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, zonja Sam Kaag.
Ministria e Jashtme e Holandës bën me dije se dje, shumica në Parlament ka rënë dakord që Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare më Shqipërinë të mbahet sa më parë.