Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Holanda nuk kishte arsye të pezullonte hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, pasi vendi i jonë i ka kryer të gjitha detyrat e kërkuara.
Për sa i përket pretendimeve të Holandës për rritje të aktiviteteve kriminale nga shqiptarë në tokën holandeze, Lleshaj deklaroi nga Malësia e Madhe se shqiptarët përfaqësojnë grupin më të vogël kriminal në Holandë.
'Dua t’ju them këtë, që në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga disa qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare, por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që po ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulet nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE, që jetojnë në Holandë të cilët janë nga pikëpamja numerike më të vegjël sesa Shqipëria. Pra nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, dhe këtë e dinë edhe politikanët holandezë dhe besoj që edhe në vendimin e tyre të ardhshëm do të reflektohet ky fakt', u shpreh Lleshaj.