Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Duka: Kambanë e fortë alarmi për vendin, duhet të futemi në shina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e6e26847c4c939bfbabf498ae62860df

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar pas kërkesës së Parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Ai shprehet se ky votim është një kambanë e fortë alarmi për vendin tone.

Sipas Dukës, një shtet që kërkon rikthimin e vizave në prill, nuk mund të mendojë për çeljen e negociatave në qershor.

Duka shton se pavarësisht se ka mbetur vetëm pak kohë nga vendimmarrja e qershorit ka ende kohë për ta sjellë vendin në shinat e normalitetit.

Statusi i plotë:

Votimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave është një kambanë e fortë alarmi për vendin tonë. Pavarësisht se fjalën e fundit mbi lëvizjen e lirë e ka BE-ja, askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mendoj se një shtet që kërkon rikthimin e vizave në prill, do të votojë për çeljen e negociatave në qershor.

Tashmë është e qartë se një vend me një Parlament njëngjyrësh, me një krizë të thellë politike dhe besimi kërkon masa të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se pak muaj na ndajnë nga vendimmarrja e qershorit, pavarësisht se sfidat e brendshme mund të jenë të shumta, ka ende kohë për ta sjellë vendin në shinat e normalitetit. Ka ende kohë për ta vendosur interesin kombëtar përpara interesave partiake. Ka ende kohë për të punuar, të gjithë bashkë, për t’i dhënë Shqipërisë perspektivën europiane që meriton.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img