Hapësire reklamuese

Bota

Holanda i del në krah Ukrainës, kryeministri Rutte: Lufta mund të zgjasë por ne s’mund të rrimë duarkryq, do t'iu mbështesim

Shkruar nga Newsbomb
Holanda i del në krah Ukrainës, kryeministri Rutte: Lufta mund të

Kryeministri holandez Mark Rutte u takua me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelensky, këtë të hënë në Kiev.

Ai i tha Zelenskyt se vendi i tij është i gatshëm që të mbështesë Ukrainën tani dhe në vijim.

Gjatë takimit Rutte lavdëroi popullin ukrainas për luftën e tyre kundër Rusisë dhe tha se ata "meritonin vëmendjen e vazhdueshme të botës".

“Kjo luftë mund të zgjasë më shumë nga sa shpresonim apo prisnim të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të rrimë duarkryq dhe të shikojmë pasivisht se si shpaloset. 

Ne duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën çdo ditë politikisht, duke shprehur shpesh dhe hapur mbështetjen tonë, duke mbajtur presionin mbi Rusinë e Putinit dhe duke forcuar bashkëpunimin politik me Ukrainën në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha Rutte gjatë vizitës në Kiev.

Sondazh

Poll