Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Holanda “dritë të kuqe” Kosovës për liberalizimin e vizave: Dënoni të korruptuarit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Holanda është një prej shteteve të cilat po pengojnë procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, Bo de Koing ka bërë të ditur se argumentat, e ofruara nga institucionet e Kosovës, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar deri më tani nuk kanë qenë mjaft bindëse.

Gjithashtu, ajo ka thënë se në mbledhjen e zhvilluar të Këshillit të Evropës nuk ka patur përkrahje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Deri më tani, në Këshill ka përkrahje të pamjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i cili drejtohet nga standardet që duhet t’i përmbushë një vend në mënyrë të qëndrueshme, para se Këshilli të marrë vendim për heqjen e vizave. Kur Komisioni Evropian së fundi raportoi për këtë çështje, shteti i Holandës arriti në përfundim se konkluzionet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelin e lartë nuk ishin mjaft bindëse”, ka thënë Koning.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se, edhe pse Holanda nuk e njeh Kosovën është e gatshme ta ndihmojë në përmbushjen e këtyre kushteve. “Kosova mund të llogarisë në mbështetjen tonë përmes projekteve, këshillave dhe ekspertëve për të arritur këto rezultate të qëndrueshme në luftimin e këtyre dukurive”, tha ajo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img