Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hodhi shishe me benzinë te Kryeministria, gjykata liron 23-vjeçarin (Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka lwnw të lirë Nazmi Çakën, i cili hodhi një shishe me benzinë drejt Kryeministrisë ditën e shtunë.

Ai u lirua me arsyen se paraqet rrezikshmëri të ulët dhe gjykata caktoi masën “detyrim paraqitjeje”. 23-vjeçari u shpreh në seancë se veproi në këtë mënyrë pasi “u fye nga kryeministri Rama”.

Dy vite më parë Çaka u bë i njohur për publikun pasi tentoi të vidhte një bankë, por pa mundur të rrëmbente gjë. Përpara forcave të policisë, ai deklaroi se tentoi të grabiste për shkak të varfërisë dhe pamundësisë për t’u ushqyer.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, policia gjeti një tjetër shishe me benzinë. Çaka bëri me dije se do ta përdorte në protestën e radhës së opozitës.

fggderh4rh.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll