Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hodhi qesen me kanabis në tokë dhe u largua, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Kundërshtim i punonjësit të Policisë’.

Mësohet se shtetasi A. C., në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me cannabis sativa dhe është larguar me vrap. Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre.

Policia gjithashtu ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, i cili ka kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve, pranë banesës së tij, shtetasin A. B., 51 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, shtetasi A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap. Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre.

Po nga strukturat e DVP Tiranë, më datë 07.02.2020, rreth orës 15:00, në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit është ndaluar 1 shtetas, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja” . Ky shtetas, më datë 10.01.2020, ka kërcënuar me jetën e tij dhe të familjarëve, pranë banesës së tij, shtetasin A. B., 51 vjeç. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu