Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hodhi në erë hotelin “Bizanti”, lihet në burg Sotir Çabiri, 36 vjeçari mohon akuzat: U ktheva për të marrë diçka timen

Shkruar nga Newsbomb
Hodhi në erë hotelin “Bizanti”, lihet në

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 36-vjeçarin Sotir Çabiri, i cili dyshohet si autori i shpërthimit me eksploziv që ndodhi orët e para të së hënës, në hotel “Bizanti”.

Çabiri përpara trupit gjykues ka vazhduar të mohojë ngjarjen duke thënë se ndodhej në hotel për të marrë diçka të tijën, pasi e kishte harruar dhe po atë ditë do të nisej për Angli. Kështu i ka justifikuar 36-vjeçari kamerat të cilat e panë të dilte nga hoteli 3 minuta para shpërthimit.

Gjykata e cila ende nuk posedon asnjë provë bindëse për autorësinë e krimit, ka caktuar ndaj Çabirit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ekspertët ndërkohë vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se për shpërthimin e objektit janë përdorur 50 kg lëndë shpërthyese.

Hetimet po vazhdojne intensivisht nga Policia dhe prokuroria, pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autori i vërtetë i kësaj ngjarje është Çabiri apo janë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu