Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

EMRI/ Hodhi mbetje vajore dhe ndoti Shëngjinin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim kapitenin e anijes, shtetasin Ermir Kosova, i cili dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore, duke ndotur ujin detin në Shëngjin. Në det u derdh sot një sasi e madhe nafte, duke krijuar kështu një ndotje të madhe.

Nga derdhja e naftës në det është shkaktuar dhe një aromë shumë e keqe në zonë. Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin Ermir Kosova, i cili u shpall në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.Rreth orës 15: 10 , jemi njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare , se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shetitorës në bregdetin e Shëngjinit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryher veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin E.K., për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës” , pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.

Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img