Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me kokainë. Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh, që e hodhi sapo pa karabinierët.
Shqiptari e hodhi drogën brenda një parku për fëmijë në Fiabilandia, por nuk mundi t’i largohet dot Policisë.
Gjatë tentativës për të shpëtuar ai u dha policëve 155 euro, por plani i tij dështoi. Ai u arrestua dhe tashmë po gjykohet me akuzën e posedimit të drogës.