Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Hodhën plehrat në rrugë, gjobitet biznesi në Gjirokastër, policët zbuluan lokalin nga faturat që ishin në qesen e mbeturinave

Lajme të ngjashëm

Një biznes është gjobitur në Gjirokastër, pasi ka hedhur mbeturinat në mes të rrugës.

Lajmin e ka bërë me dije Bashkia e Gjirokastrës, e cila me anë të një postimi në rrjetet socile tregon edhe sesi kanë zbuluar se kush nga bizneset i kishte hedhur mbeturinat në rrugë.

Ata kanë hapur mbeturinat, ku edhe kanë gjetur faturat e lokalit dhe më pas biznesi është gjobitur me gjobën prej 10.000 lekësh.

“Është e papranueshme që mbetjet të hidhen vend e pavend në Gjirokastër, aq më tepër në zonën më të frekuentuar në Pazar dhe aq më tepër kur kjo vjen nga bizneset, të cilat janë të parat që duhet të jenë maksimalisht të interesuara për pasterti në këtë zonë. Shkelja flagrante e konstatuar nga Policia Bashkiake është gjobitur sipas parashikimit ligjor. Nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj kujtdo që i shkon ndërmend të veprojë me logjikën e mbrapshtë të subjektit që i  ra shkurt fare; me paturpësi i lëshoi thasët me mbetje në mes të kalldrëmit” shkruan Bashkia në njoftim.

Më shumë