Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hodhën granatë pranë një lokali, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Hodhën granatë pranë një lokali, arrestohet një person

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme kanë hedhur një ndezës granate pranë një personi.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Sokol Papushi 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Admir Zogaj, 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, Zogaj ka hedhur një ndezës granate në drejtim të 46-vjeçarit e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, 36-vjeçari është larguar pa njoftuar Policinë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 46 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në afërsi të një restoranti në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, shtetasi A. Z. ka hedhur një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., e cila ka shpërthyer pa shkaktuar dëme në njerëz.

Pas kësaj ngjarjeje, shtetasi S. P. është larguar pa njoftuar Policinë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Z.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", në ngarkim të shtetasit A. Z., si dhe "Moskallëzimi i krimit", në ngarkim të shtetasit S. P.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll