Hapësire reklamuese

Bota

Historike/ Vatikani miraton bekimet për çiftet e të njëjtit s*ks

Shkruar nga Newsbomb
Historike/ Vatikani miraton bekimet për çiftet e të

Vatikani tha të hënën në një vendim historik të miratuar nga Papa Françesku se priftërinjtë katolikë mund të bekojnë çiftet e të njëjtit seks për sa kohë që ata nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta të kishës.

Në dokumentin e lëshuar nga zyra e Vatikanit thuhet  se ky vendim i Papa Françeskut është një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Gjithashtu në dokument nënvizohet se vendimi i Papës nuk do të thotë se martesa fetare e çifteve të të njëjtit seks është e lejuar nga kisha katolike.

Papa Françesku thotë se priftërinjtë "nuk duhet të parandalojnë ose ndalojnë afërsinë e Kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit nëpërmjet një bekimi të thjeshtë, por kjo nuk do të thotë se Kisha Katolike aprovon martesën e homoseksualëve".

Kjo është hera e parë që Kisha Katolike shprehet qartë për këtë temë, duke iu referuar " bekimeve të kishës katolike për shëndetin, ndihmën e ndërsjellë, mbështetjen dhe paqen shpirtërore " të çifteve të të njëjtit seks.

Prej se u zgjodh më 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën, e cila ka 1.3 miliard anëtarë, më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBT, pa e ndryshuar doktrinën e moralit për homoseksualitetin.

Ati James Martin, një prift i njohur jezuit i Amerikës, e quajti dokumentin “hap të madh përpara”.

“Dokumenti e njeh dëshirën e madhe të shumë çifteve katolike të gjinisë së njëjtë për praninë e Zotit në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Bashkë me shumë priftërinj, me kënaqësi do t’i bekoj miqtë e mi të gjinisë së njëjtë”, shkroi ai në X.

Dokumenti thotë se bekimi vlen vetëm për ata të cilët “nuk pretendojnë se me këtë e legjitimojnë statusin e tyre, por për ata të cilët luten që gjithçka që është e vërtetë, e mirë dhe njerëzisht e vlefshme në jetën e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre, të pasurohet, shërohet dhe lartësohet nga prania e Shpirtit të Shenjtë”.

Përfundimisht, bekimi u ofron njerëzve një mjet për ta rritur besimin në Zot”, thuhet në dokument.

Dokumenti thotë se bekimi nuk duhet të ndërlidhet apo të bëhet me ceremoninë e martesës civile dhe nuk duhet të bëhet me “rroba, gjeste, apo fjalë të cilat përdoren në dasmë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese