Hapësire reklamuese

Bota

Historike, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dhënë lajmin se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet.

"Përparim i madh sot! Marrëveshje historike e paqes midis dy miqve tanë të mëdhenj, Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe!", shkroi Trump në Twitter.

‘BBC’ raporton se në një deklaratë të përbashkët nga SHBA, EBA dhe Izraeli, thuhet se ky përparim do të promovojë "paqen në rajonin e Lindjes së Mesme dhe është një dëshmi e diplomacisë dhe vizionit të guximshëm të tre liderëve", duke iu referuar princit të kurorës së Abu Dhabit Mohamed bin Zayed al-Nahyan, presidentit amerikan Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Ambasadori i Emiratet e Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba tha në një deklaratë se ishte "një fitore për diplomacinë dhe për rajonin".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu