Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Historiania thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Keni detyrimin përballë kombit të merrni pjesë në census, zgjidhni opsionin SHQIPTAR dhe regjistrohuni

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Historania e njohur Eleni Kocaqi u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut që të marrin pjesë në censusin që po bëhet për regjistrimin e popullsisë.

Ajo thotë se ky është një detyrim që ata kanë përballë kombit dhe historisë, ndaj duhet të marrin pjesë në census dhe të regjistrohen duke zgjedhur opsionin “shqiptar”.

Sipas saj, që nga epoka Bizantine dhe deri më sot, shqiptarët janë quajtur ndryshe edhe me emrin “maqedon”, ashtu siç quheshin Epirot, Ilir, Alban apo Shqiptar.

Postimi i plotë:

Të dashur Shqiptar të Maqedonisë

Keni detyrimin përball kombit dhe historisë  që të merrni pjesë ne regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të Veriut. Vet ju, apo me ndihmën e miqve tuaj, apo shoqatave ne vendet ku ju banoni regjistrohuni ne këtë adresë https://census.stat.gov.mk/

Qe nga epoka Bizantine deri me sot,  Shqiptaret janë quajtur ndryshe edhe me emrin Maqedon, ashtu siç quheshin Epirot, Ilir, Alban apo dhe Shqiptar. Ky është një emër historik joni qe lidhet me figura të mëdha siç është Leka i Madh i Maqedonisë, Gjergj Kastrioti, Merkur Bua Shpata etj.

Gjergj Kastrioti për Shqiptarët shkruante “Sa për Shqiptarët e mi, ju nuk i njihni mire ata, ne rrjedhim nga Epirotët, të cilët i dhanë Romakëve si një armik, Pirron dhe nga Maqedonasit, të cilët i dhanë pushtimin Indisë”  (Charles Didier)

Zani Koronit për Merkur Buan shkruante

Nga koha e mbretit Pirro edhe Antinout Epirot

Dëgjoni tu them kush se kupton të më thotë.

Nga këta rridhte rrënja e Bue Shpatës ,

Kjo ishte origjina e Despotit të Artës,

Që rridhte nga  banorët  e Maqedonisë,

Artës, Angjelokastrës, Janinës dhe Shqipërisë.

Kur flet për stratiotët Shqiptar qe luftuan ne Evrope, Zani Koronit shkruante.

Të gjithë të përzgjedhur, burra Maqedonie,

Të vlerë në luftë, them për Shqiptarët.

Treqind burra të përzgjedhur Shqiptarë,

Me vete i mori nga Maqedonët.

Merkur Bua luftonte me 300 burra Shqiptar( si Spartanet) qe quheshin luanët Maqedonas.

Arbëreshi Gjergj Guxeta shkroi historinë e Shqipërisë me titull “Kronikë e Maqedonisë deri në kohën e Skënderbeut” dhe përdori emrin Maqedoni për Shqipërinë.

Gjergj Fishta shkroi

Burri, Leka e Kastrijota

Para t’cillve shuete bota.

Pra, Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Pirro Epirit dhe Kastrioti i Arbërisë, ishin këto tre burra qe ne kohe te ndryshme kane mbajtur emrin dhe kurorën e Maqedonisë.

Këto janë disa citime te vogla historike, për te kuptuar rendësin e madhe qe ka emri i Shqiptareve Maqedon, emër qe fatkeqësisht Shqiptareve sot, ju mbushin mendjen qe ta përçmojnë sepse me këtë ju vjedhin te kaluarën dhe te ardhmen. Mos te ju gënjejnë tjerët, pasi emri Maqedoni është emër i Shqiptareve, ndaj ruheni atë. 

Shqiptare ne Maqedoni si Mysliman, Katolik, Ortodoks dhe Ateist, zgjidhni opsionin SHQIPTAR dhe regjistrohuni.


Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img