Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Historiani shqiptar për konfliktin Prishtinë-Beograd: Qeveria shqiptare marrëdhënie të ngrira me administratën Trump, duhet të ndërhyjmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

72d54a9b2e4b0f2212692830a62546c3

Historiani Romeo Gurakuqi ka komentuar situatën e tensionuar mes Prishtinës dhe Beogradit që pas provokimit me trenin, si dhe rolin pasiv që ka Shqipëria në këtë çështje.

Sipas Gurakuqit, çdo ndërlikim i mëtejshëm i situatës mes Kosovës dhe Serbisë do të implikonte drejtpërdrejtë Shqipërinë, ndaj vendi ynë duhet të nisë lëvizjet diplomatike dhe jo të qëndrojë në vend.

Ai kërkon dialog me Uashingtonit, ndërsa shprehet se marrëdhëniet e Qeverisë shqiptare me administratën Trump janë të ngrira, por edhe dialog me Moskën, Brukselin dhe Beogradin, në koordinim me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, në mënyrë që të përmbushë detyrimet shtetërore.

Lexo edhe: Aleanca kundër Gjermanisë, Moska e sulmon për Kosovën, Izraeli: Shqiptarë, harrojeni mbështetjen e Berlinit në luftë

Reagimi i Romeo Gurakuqit:

Nderkohe qe Shqiperia gjendet ne valet e diskutimit te mprehte mbi qendrueshmerine e sistemit politik, juridik dhe para mposhtjes se qytetareve prej krimit te organizuem, Republika e Kosoves po perballet me skenarin e nje nderhyrjeje te perseritur te Mbetjes se Soldateskes se Milloshevicit, prire nga nje tren i mallkuar luftenxites.

Ai tren drejtohet kunder paqes e interesave te perparimit europian, te popullit shqiptar dhe popullit serb.

Forcat demokratike ne Ballkan kane denuar kete aventure ne unison.

Cdo nderlikim i metejshem i situates do ta implikonte drejteperdrejte edhe Shqiperine.

Mirepo, pavaresisht kesaj, shteti i Republikes se Shqiperise gjendet ne nje apati dhe jerm endrrash me pushtet dhe para, zjarmi qe ka asfiksuar veprimin efikas dhe ne kohe te institucioneve shteterore ne Republikes se Shqiperise, si vend demokratik dhe anetar i NATO-s. Pyetjet qe shtrohen jane keto:

Cili eshte niveli i nderhyrjes se diplomacise shqiptare per te parandaluar perseritjen e dyte te indicentit me trenin e luftes?

Qeveria shqiptare gjendet me marredhenie te ngrira me administrate e re Trump , per shkak te perfshirjes se Kryeministrit Rama ne aventuren e prozhmimit te Kandidatit / sot President i ShBA, nderkohe qe eshte urgjente,sensibilizimi i SD mbi gjendjen alamante ne zemer te Ballkanit; qeveria e Republikes se Shqiperise gjendet e turbulluar para levizjeve te ashpra te Kryeministrit te Serbise, zotit Vucic, dhe pa nje strategji veprimi ne planin e dialogut diplomatik, mbi njohjen e dyanshme te reperkusioneve te nje nderhyrjeje ushtarake serbe nes Kosove, per Shqiperine, Serbine dhe me gjere;

Kush i mbron interesat publike te sigurise nacionale ne kete vend?

Kaq dorejashte duhet te mbetet Shteti shqiptar para nje kercenimi te destabilizimi te mundshem ushtarak te Kosoves?

Eshte momenti per te prevenuar, sot, neser mund te jete cdo gje vone. Diplomacia shqiptare duhet te veproje dhe dialogoje, me Ëashingtonin, Brukselin, Beogradin, Mosken dhe nuk duhet ta leje vetem Prishtinen, por te koordinohet me perpjekjet modeste te MpJ te Republikes se Kosoves.

Nuk eshte koha e monologjeve nen jermin e babezise se pushtetit, por e marrjes se pergjegjesive serioze shteterore.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img