Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Historiani Jazexhi vjell vrer ndaj shqiptarëve në televizionin maqedonas: Shqiptarët s’kanë ekzistuar, Skënderbeu është greko-bullgar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Olsi Jazexhi, historiani shqiptar ka dhënë një intervistë shokuese për një televizion maqedonas, duke lëshuar deklarata anti-shqiptare dhe teori të pa dëshuara më parë.

Jazexhiu ka deklaruar se Skënderbeu nuk është shqiptar por bullgaro-serb me rrënjë greke. Historiani që njihet për simpatinë e tij për osmanët, ka shkuar më tej duke thënë se shqiptarët s’kanë ekzistuar fare, por janë albanizuar nga turqit dhe me ndihmë të Perandorisë Austro-Hungareze.

Deklaratat e Jazexhi në emisionin maqedonas “Vo Centar”:

Arben Xhaferi ishte turk por u albanizua, ai urrente myslimanët

Ibrahim Rugova ishte agjent i Vatikanit, ai u konvertua në katolik përpara se të vdiste. Prandaj lidershipi i sotëm në Kosovë është anti-mysliman.

Fëmijëve shqiptarë në Kosovë e Maqedoni u mësohet se heronjtë e tyre janë Skënderbeu e Nënë Tereza, dhe që të jenë shqiptarë duhet të katolicizohen.

Shqiptarët e Mqedonisë janë shumë ndryshe nga shqiptarët e Kosovës apo të Shqipërisë, ata janë më shumë turq.

Nacionalizmi shqiptar është një krijim i Perandorisë Austriake.

Skenderbeu nuk njihej nga shqiptarët deri në shekullin e 19. Skënderbeu ishte serbo-bullgar me rrënjë greke.

Nuk kishte shqiptar në kohën e Skënderbeut, sepse përdorej një term “Albania” nga latinët, por përdorej për të përshkruar kroatët. Por një historian vendosi që edhe shqiptarët duhet të quheshin albanë. Nuk kishte shqiptarë në atë kohë.

Shqiptarët s’kanë lidhje me Skënderbeun. Nënë Tereza në fakt nuk është shqiptare, ajo është vllahe nga Shkupi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img