Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Historiani i njohur publikon FOTON dhe EMRIN: Kush është operativi që drejtonte ndjekjen e Maks Velos

Shkruar nga Newsbomb
Historiani i njohur publikon FOTON dhe EMRIN: Kush është operativi
FotoMontazh: Operativi Piro Katro - Artisti Maks Velo

Nga Kastriot Dervishi

Ky është Piro Katro, një nga operativët që drejtonte ndjekjen e Maks Velos. Nga pikëpamja kohore, ky është më jetëgjati në përndjekjen e Velos. Sip dihet, punëtorët operativë të Sigurimit ishin punëtorë partie të specializuar, zhvilluesit e drejtpërdrejtë të luftës së klasave.

Lindur më 15.7.1945 në Opar të Korçës, me origjinë fshatar i varfër, Katro kishte arsye të premtonte se do bëhej një drejtues i armës së Sigurimit. Babai kish punuar çirak te tregtarët e Korçës. Familja e tij përkrahu luftën “nacionalçlirimtare” dhe ishte sekretar i këshillit të fshatit. Nuk kishte njeri me “organizatat tradhtare”. Në vitin 1959 familja transferohet në minierën e Drenovës (babai teknik miniere). Piroja mbaroi shkollën e mesme pedagogjike dhe shërbeu në vitet 1964-1969 si arsimtar në Gjergjevicë. Në vitet 1969-1971 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Repartin nr.619 Kukës, gjatë së cilës pranohet kandidat partie (vendimi i datë 27.10.1971).

Në tetor 1971 e deri në qershor 1972 mbaron kursin në shkollën e MPB-së në Tiranë, profili Sigurim. Në korrik 1972 fillon punë si punëtor operativ në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, duke u marrë kryesisht me inteligjencien e rininë. Më 29.12.1974 u pranua anëtar i PPSH-së. në vitin 1975 thuhej se ishte kuadër me të dhëna “shumë të mira e me perspektivë”. Në qershor 1976 u emërua shef seksioni. Më 5.8.1976 shoqëroi ansamblin e këngëve dhe valleve popullore në Suedi. Në vitin 1977 është zëvendëskryetar i DPB Durrës.

Në tetor 1979 transferohet operativ në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. “Ka zhvilluar drejt dhe me përpikmëri luftën e klasave, si në gjirin e organizatës bazë dhe në kolektiv, duke dhënë një kontribut të mirë në forcimin e jetës së brendshme të organizatës”, si dhe “në këtë luftë ai ka ditur të bëjë diferencimin e armikut të betuar të klasës me elementin e rënë viktimë e tij, duke zbatuar kështu orientimet e herëpashershme nga partia dhe shoku Enver”-thuhej në karakteristikën e vitit 1979.

Në vitet 1982-1984 u ngrit në detyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Vlorë. Qëndron në Vlorë deri në vitin 1988 po me detyra në Sigurim. Në dhjetor 1988 zëvendëskryetar i Degës së 2-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. këtu e gjeti Piro Katron ndryshimi i regjimit. U shndërrua nga oficer Sigurimi, në oficer SHIK-u.

Operativi Piro Katro:
cb1311fab203e23aac6badd950c56582_XL.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll