Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Historia TRONDITËSE e Përparim Ademit me dy motrat, Prokuroria e Selanikut nis një HETIM për trafikimin e 10 fëmijëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

942358048413330147858c38e648e852

Prokuroria e Selanikut ka nisur zyrtarisht një hetim pas akuzave për trafikim fëmijësh nga Përparim Ademi.

Pasi Ademi vrau dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani në zonën e Astirit në Tiranë, vëllai i tyre nxorri disa të dhëna tronditëse në dritë.

Në prononcimin e tij për mediat, Bashkim Metani tha se Përparim Ademi i shfrytëzonte motrat e tij për prostitucion dhe që kishte kryer marrëdhënie intime me të dyja.

Sipas tij, ai i linte shtatzënë dhe fëmijët i shiste në Selanik të Greqisë. Metani tha se bëhet fjalë për rreth 10 fëmijë që mendohet se janë shitur përmes një avokati që kryente të gjitha procedurat.

Kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, urdhëroi një prokuror për të kryer një hetim në mënyrë që të qartësohen pretendimet specifike të birësimit të paligjshëm dhe nëse ka përfshirje të një grupi të organizuar.

Sipas informacioneve nga mediat greke, avokati që mendohet se është i përfshirë në këtë ngjarje nuk është gjallë, por ka ndërruar jetë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img