Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

HISTORIA/ Spitali Hygea shëron 24 vjeçaren me një formë të rrallë patologjie

Shkruar nga Newsbomb

Problemet neurologjike janë një trend në rritje në vendin tonë të cilat po prekin gjithnjë e më shumë fëmijët dhe të rinjtë.

Shenjat klinike përfshijnë konfuzion, halucinacione çregullime të mermories.

Një rast i tillë është paraqitur në spitalin Hygea ku me ndihmën e stafit të neurologjisë pacientja sot është përmirësuar dhe ka lënë spitalin.

Pacientja 24 vjeçare u paraqit ne Departamentin e Neurologjise se Spitalit Hygeia me simptoma të tipit konfuzion, halucinacione, çrregullime të memories dhe pas ekzaminimeve të detajura të kryera në këtë spital nga mjeku neurolog në bashkepunim edhe me një grup mjekesh specialistë të këtij spitali u diagnostikua me një patologji të rralle neurologjike e quajtur “ Encefalit autoimun anti-NMDAR”.  Pas një trajtimi të gjatë në terapi intensive pacientja tashmë është përmirësuar ndjeshëm dhe ka lënë spitalin.

Encefalitet autoimmune në vetvete nuk jane patologji të rralla, veçanërisht te femijet, por përsa i përket pacientes në fjalë ajo u diagnostikua me një formë të veçantë dhe të rrallë të kësaj patologjie që është Encefalit autoimun anti-NMDAR” patologji kjo që trajtohet për herë të parë në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese