Tirana
clear sky
6 ° C
6 °
6 °
87 %
1kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
12 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

HISTORIA: Si pushoi presidenti i Amerikës 11 mijë kontrollorë brenda ditës, u futën në grevë për pagat dhe nuk u rikthyen në punë pas ultimatumit 48 orësh

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shqipëria u përballë dje me një situatë të paprecedentë e të pandodhur më parë. Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, pjesë e AlbControl, u larguan nga puna me pretendimin “se ishin të paaftë” për shkak të stresit të punës.

Ata kërkojnë rritje të pagave që u janë përgjysmuar që kur nisi pandemia, 1 vit më parë. Nga 4.400 dollarë në muaj, ata sot marrin afërsisht 2.400. Qeveria e konsideroi grusht shteti dhe prej mbrëmjes së djeshme kontrollin e Rinasit e ka marrë Policia dhe Ushtria.

Kontrollorët nuk pranojnë të kthehen në punë, ndërsa Rama u ka lënë një ultimatum, që nëse sot nuk paraqiten në punë, asnjë prej tyre nuk do të ketë vend në vazhdim në AlbControl. Mbetet të shihet sot se çfarë do të vendosin kontrollorët dhe Qeveria.

Por, çfarë ka ndodhur në një situatë të ngjashme në Amerikë, më 5 gusht 1981

Më 5 gusht 1981, Presidenti i SHBA Ronald Reagan fillon pushimin nga puna të 11,359 kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët kërkonin rritje të pagave dhe shkurtim të orëve të punës. Veprimi i Reagan, i konsideruar si ekstrem nga shumë, ngadalësoi ndjeshëm udhëtimin ajror për muaj me radhë.

Dy ditë më parë, më 3 gusht, pothuajse 13,000 kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë pasi negociatat me qeverinë federale për të rritur pagat e tyre dhe për të shkurtuar javën e tyre të punës nuk sollën rezultat. Kontrollorët u ankuan për kushte të vështira të punës dhe mungesë të njohjes së presioneve me të cilat përballeshin. Në të gjithë vendin, rreth 7,000 fluturime u anuluan.

Kontrolloret proteste ne SHBA – 5 gusht 1981

Të njëjtën ditë, Presidenti Reagan e quajti grevën të paligjshme dhe kërcënoi se do të pushonte nga puna çdo kontrollor që nuk kthehej në punë brenda 48 orësh. Robert Poli, president i Shoqatës Profesionale të Kontrolluesve të Trafikut Ajror (PATCO), u dënua nga një gjykatës federal dhe u urdhërua të paguante 1,000 dollarë në ditë gjobë.

Më 5 gusht, presidenti Reagan i zemëruar nga greva filloi të pushonte nga puna 11,359 kontrollorë të trafikut ajror të cilët nuk ishin kthyer në punë. Përveç kësaj, ai vendosi që asnjë nga kontrollorët e pushuar nga puna të mos riktheheshin më gjatë gjithë jetës së tyre në këto detyra, në Administratën Federale të Aviacionit (FAA). Më 17 gusht, FAA filloi të pranonte aplikime për kontrollorë të rinj të trafikut ajror dhe më 22 tetor Autoriteti Federal i Marrëdhënieve të Punës çertifikoi përbërjen e re të PATCO (Organizata Profesionale e Kontrolluesve të Trafikut Ajror).

Administrata Reagan shtypi greven dhe e quajti te paligjshme – 11,359 kontrollorë u pushuan

//NEWSBOMB.AL

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit