Hapësire reklamuese

Aktualitet

Historia që përsëritet/ Reagimet e Hollande dhe Bush kur mësojnë se vendet e tyre po sulmohen

Shkruar nga Newsbomb

Kush nuk e ka të njohur fytyrën e ish-presidentit të SHBA-së, George W. Bush kur një punonjës i stafit të tij iu afrua për t’i thënë se vendi po sulmohej.

Më 11 shtator të 2001, Bush ishte duke biseduar me disa nxënes të një shkolle fillore në Florida kur mësoi për ngjarjen.

14 vite më pas, François Hollande ndodhej në tribunën e “Stade de France”, ku dikush i afrohet për t'i thënë se shpërthimet që ishin dëgjuar pak çaste më parë jashtë stadiumit, ishin bomba.

Reagimi i presidentit francez duke pothuajse i njejtë me atë të presidentit amerikan.

Lexo edhe: Si e mësoi François Hollande lajmin për sulmet? Truproja përkulet dhe flet me presidentin, mediat publikojnë fotot

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.