Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Historia prekëse, u bë nënë për mbesën, motra me lot në sy i lutet vëllait për të gjetur të shtrenjtën e saj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej 25 vitesh, Mirgena dhe vëllai i saj, Genci, nuk e shohin vajzën e këtij të fundit. Mirgena u kthye në një nënë për mbesën kur ishte vetëm 13 vjeç e më pas ia hoqën nga duart. Kërkimet e shumta nuk sollën asgjë, por ajo nuk e ka humbur shpresën.

Është pikërisht kjo rreze shprese që e mban gjallë dëshirën e saj të zjarrtë për të gjetur mbesën, ndaj ajo i drejton një lutje Gencit në emisionin e Tv Klan, “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Mirgena: Genci përshëndetje! Ne kemi kaluar hsumë vështirësi këtu e 25 vjet. Siç e di edhe vetë, humbjen e vajzës tonë. Të kamthirrur këtu për të të dhënë një mesazh, që ne të vazhdojmë, mos t’i humbim shpresat, të vazhdojmë dhe të kërkojmë atë që kemi humbur kaq vite. Atëherë ti ishe për të babai por edhe unë isha një nënë për të, pavarësisht që isha e vogël dhe dua të them që të vazhdojmë dhe ta kërkojmë së bashku.

Ardit Gjebrea: Ti e ke kërkuar vajzën?

Genci: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ke patur asnjë lajm prej saj?

Genci: Kam ardhur në Tiranë, Vlorë, Durrës, ku mund të kërkonim, ku dëgjoja fjalë, pyesja këtu e atje, ku të më dërgonin.

Ardit Gjebrea: Nuk keni lënë cep të Shqipërisë pa e kërkuar, madje unë e di që keni shkuar edhe në një program grek, e keni kërkuar atje.

Në emisionin grek, pengesë për kërkimin e vajzës, e cila për ta është Gurjana ndërsa për nënën biologjike, Kristiana, ishte gjuha.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img