Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Historia përsëritet, dëmtohet dhe vidhet rrjeti i ndriçimit në rrugën e Shirokës, Bashkia thirrje Policisë: Vendosini para përgjegjësisë!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se disa persona kanë vjedhur rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bashkia ka bërë me dije se rreth 192 metër kabëll janë grabitur, duke sjellë dhe mungesë të ndriçimit në këtë pjesë të aksit.

albsig

spring

Bashkia i bën thirrje Komisariatit të Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë grabitësit.

Njoftimi i plotë i Bashkisë:

Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar përmes vjedhjes rrjetin e ndriçimit në rrugën e Shirokës. Janë 192 metër kabëll që janë grabitur, duke bërë që të mungojë ndriçimi publik në një pjesë të aksit që frekuentohet më së shumti nga shkodranët.

Njesia e Ofrimit të Sherbimeve e Bashkisë Shkodër, ka ndërhyrë menjëherë duke mundësuar zëvendësimin e kabllit që është grabitur nga keqdashës dhe rikthimin e ndriçimit publik në rrugën e Shirokës.

Fatkeqësisht, ndriçimi publik është dëmtuar disa herë në këtë rrugë dhe është dashur ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për zëvendësimin e kabllit elektrik. Përsërisim thirrjen tonë për Komisariatin e Policisë së Shkodrës që të gjejë dhe të vendosë para përgjegjësisë keqbërësit që dëmtojnë pronën tonë të përbashkët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img