Historia e trishtë e Floresha Zhidrut - Edhe burrin e parë ia vrau policia (Çfarë ndodhi para disa vitesh)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:48 25-09-2020 Historia e trishtë e Floresha Zhidrut - Edhe burrin e parë ia vrau policia (Çfarë ndodhi para disa vitesh) Banesa ku mbeti i vrarë Lefter Zhidru

Floresha Zhidru, mbetet sërish e ve pasi Lefter Zhidru është burri i saj i dytë që ia vret policia.

Ai dje bëri fjalë me familjarët e tij, dhe kur erdhi policia për të shuar konfliktin, ai qëlloi mbi ta, duke i rrezikuar jetën dhe duke plagosur dy të pafajshëm që ndodheshin në lagje.

Pas 5 orësh mundime dhe negociatash, 71-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej, dhe kështu RENEA u detyrua të ndërhynte me forcë në banesë dhe ta neutralizonte.

Mirëpo, edhe burri i parë i znj.Floresha u vra po nga policia. Bashkëshorti i parë i saj u ekzekutua në përpjekje për të kaluar kufirin me Greqinë në mënyrë ilegale, në këmbë.

Me bashkëshortin e parë ajo ka një djalë 24 vjeç, të cilin nuk e ka parë që ditën që i vdiq bashkëshorti, pasi ai jeton me gjyshërit.

Floresha u kthye më pas në Peqin dhe u martua me shkesi me Lefterin. Të dy ikën në Sarandë,e pas lindjes së vajzës që sot është 14 vjeçe, u kthyen në Elbasan.

Kujtojmë që znj.Floresha po hetohet dhe mund të akuzohet për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se e ka ditur që burri i saj mbante armë dhe tritol në banesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zef Mazi takime të nivelit të lartë në Romë, politikanët italianë: Integrimi i Shqipërisë në BE, përparësi e të gjitha palëve politike në Itali
Kapet personi i arratisur nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, ja për se akuzohet »
Article Logic
Execution time: 0.013326168060303
array(1) { ["section"]=> string(109) "historia-e-trishte-e-floresha-zhidrut-edhe-burrin-e-pare-ia-vrau-policia-cfare-ndodhi-para-disa-vitesh-221641" }