Hapësire reklamuese

Aktualitet

Historia e trishtë e 25 vjeçares nga Kombinati, u martua në 6 gusht dhe do ikte në Angli, shoferi i droguar e vrau në oborrin e shtëpisë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Marjana Sahitaj, një 25 vjeçare nga Kombinati, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përplasur për vdekje në oborrin e shtëpisë nga një mjet. Shoferi i droguar, sipas Policisë, kishte humbur kontrollin e makinës dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë.

Babai i Marjanës ka folur disa orë pas krimit për mediat, duke u dridhur ai ka treguar gjithë ngjarjen e rëndë dhe përpjekjet për ta çuar në spital të bijën, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë. Newsbomb.al ka siguruar një foto të të resë që ju pre jeta në mes.

25 vjeçarja ishte martuar rreth katër javë më parë, në 6 gusht, dhe më datë 11 shtator do të shkonte në Angli të bashkohej me bashkëshortin e saj. “Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër”, ka rrëfyer babai.

E reja ishte duke qëndruar brenda rrethimit të shtëpisë, por mjeti i drjetuar nga Sajmir Thaçi ka qenë me shpejtësi të madhe kur ka dalë nga rruga, është përplasur me portën kryesore e ka përfunduar në oborr.

Marjana Sahitaj, e reja qe u perplas per vdekje ne oborrine shtepise ne Kombinat

“Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte", vijoi babai i Marjana Sahitaj

Vetë Policia e Tiranës, njoftoi arrestimin e shoferit që shkaktoi ngjarjen dhe bëri me dije se ai ishte duke drejtuar mjetin tip "Audi" nën efektin e lëndëve narkotike.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Sajmir Thaçi, 40, banues në Tiranë,, sepse në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke drejtuar nën efektin e lëndëve narkotike, mjetin tip “Audi”,  ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me portën e një banesë dhe ka hyrë në oborrin e banesës, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll