Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Historia e ndaluar e dashurisë që fshihet pas breshërive të plumbave në Skrapar

Shkruar nga Newsbomb

Detaje janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Skrapar, ku një 34-vjeçar qëlloi me kallashnikov brenda një banese.

Pas kësaj ngjarje fshihet një histori dashuri. Bëhet me dije se Luftim Tërpollari 34-vjeç kishte shkruar në shtëpinë e shtetasit S.H., për të rrëmbyer me forcë vajzën e shtëpisë.

Babai i vajzës nuk pranonte lidhjen e tyre dhe kjo ka bërë që 34-vjeçari të shkonte me armë për të rrëmbyer vajzën që dashuronte. Por në moment tensioni ai ka qëlluar me kallashnikov brenda banesës, ku ndodheshin edhe 4 anëtarët e familjes.

Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese