Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Historia e kryebashkiakut të ndjerë, shembulli si politika duhet të ndihmojë njerëzit

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri socialist, Arben Malaj ka ndarë në llogarinë e tij një foto me prindërit e kryebashkiakut të ndjerë të Delvinës, Dhurim Alinani. Ai e drejtoi për dy mandate radhë bashkinë dhe spikati si një administrator punëtor e njeri që jetonte me shqetësimet e banorëve.

Fatkeqësisht, një atak i beftë kardiak pasditen e 10 Majit 2017 i mori jetën Dhurim Alinanit, duke lënë dhimbje e trishtim të madh te familja dhe miqtë, shkruan newsbomb.al. Ai ishte 48 vjeç.

Arben Malaj tregon njohjen e parë më Alinanin, kur gjatë mandatit të tij si deputet i jugut në vitet 2009-2013 vizitoi Delvinën dhe u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve, si dhe kryetarin e bashkisë. Dhurim Alinani ishte përfaqësues i Partisë Demokratike, kurse Malaj i Partisë Socialiste.

"Kur vajta deputet ne Delvine 2009-2013  situata ishte e acaruar politikisht. Shume te pa pune, bashkia kishte pak ose aspak te punesuar nga parti te tjera politike. Tatimoret e bashkise dhe strukturat e tjera ushtronin presion mbi socialistet.

Pyeta dhe me thane qe Kryetari bashkise, Dhurimi ishte pozitiv, por ka presion nga partia. Ne 2009 PD ishte ne mandatin e dyte qeverises. Gjeta nje mundesi komunikimi dhe Dhurimi me premtoj qe do ti zbuste tensionet. Gradualisht ashtu ndodhi", tregon Arben Malaj.

Dhurim Alinani, ish-kryebashkiaku i ndjere i Delvines Dhurim Alinani, ish-kryebashkiaku i ndjere i Delvines

Ish-ministri dhe ish-deputeti socialist thotë se bashkë me Dhurim Alinanin krijuan respekt dhe komunikim reciprok që vazhdoi edhe kur Arben Malaj nuk ishte më deputet dhe Dhurimi nuk ishte më kryebashkiak.

Në Maj të vitit 2017, ish-kryebashkiaku i Delvinës që mbante dhe titullin "Avokat" ndërroi jetë dhe kolegët demokratë e socialistë u angazhuan për familjen e Dhurim Alinanit, shkruan newsbomb.al.

"Pas vdekjes se tij edhe me kolege te tjere u munduam sado pak te mbeshtesnim vajzen qe studionte per mjekesi tek "Zonja e Keshillit te Mire". Ketu patem edhe dashamiresine e kolegun Tritan Shehu, si Rektor i Universitetit "Zonja e Keshillit te mire".

Tritani me ndihmonte shpesh kur kisha raste me te semure nga Vlora. Per punesimin e bashkshortes se Dhurimit, pas vdekjes se tij,  u angazhuam disa kolege, ne vecanti kolegu Arben Imami. Perballe fatkeqesive asnje here nuk ka ndarje partiake, por solidaritet njerezore maksimal", tregon më tej Arben Malaj.

Një shembull sesi duhet të jetë politika, pavarësisht dallimeve dhe ngjyrave partiake, deputetët duhet të jenë në krah të popullit ashtu siç ka bërë socialisti Arben Malaj me kolegët e tij demokratë, Tritan Shehu, Arben Imami dhe të tjerë, shkruan newsbomb.al.

Përfaqësues të popullit që kanë ditur të ngrihen mbi partitë që përfaqësonin për të qenë pranë tij.

Arben Malaj me dy prinderit e Dhurim Alinanit, ne Delvine - 21 Janar 2024 Arben Malaj me dy prinderit e Dhurim Alinanit, ne Delvine - 21 Janar 2024

Në fundjave, Arben Malaj ka qenë në familjen e Dhurim Alinanit dhe ka takuar dy prindërit e tij, siç thotë, pasi ju kishte premtuar muaj më parë se do të shkonte ti vizitonte. Ai tregon se dhe e bija e ish-kryebashkiakut të ndjerë, që ai bashkë me kolegët demokratë e mbështetën në Universitet, tashmë është duke bërë specializimin për "Mjekësi" në Bolonja të Italisë.

"Sot isha ne nje vizite te vonuar tek prinderit e ish kryetarit te Bashkise Delvine nga PD, 9 Dhurim Alimani qe fatkeqesisht vdiq ne nje moshe shume te re, ishte vetem 48 vjec. Kisha disa muaj qe jua kisha premtuar prinderve te Dhurimit se do tju beja nje vizite ne shtepi. U gezova qe vajza e Dhurimit po ben kater vite specializim ne Mjeksi ne Bolonja. Nga zemra ju uroj prinderve te Dhurimit dhe familjes se tij vetem te mira", përmbyll Arben Malaj.

Kush ishte Dhurim Alinani

Dhurim Alimani ka lindur më 11 Qershor 1969 dhe ishte me profesion Ekonomist/Jurist. I diplomuar fillimisht për Ekonomi, Durimi kreu studimet për drejtësi dhe kishte titullin “Avokat“. Ai kishte një eksperiencë të gjatë pune.  Lëvizja  e studentore shënon hapat e tij të para në  politikë. Që prej këtij momenti e në vazhdim, ai ka qenë një nga aktivistët politik demokrat me më shumë mbështetje në zonën e Delvinës dhe sot është kryetar i degës së PD.

Për më shumë se 20 vjet është angazhuar në administratën publike. Më 1993 ka drejtuar degën e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe më pas, në  vitin 1997 shërbeu si Drejtor i Bankës së Kursimeve në Delvinë.

Karrierën e tij administrative Durim Alinani e shtriu në pushtetin lokal. Ai ka spikatur si menaxher dhe drejtues i shkëlqyer në cilësinë e Nënprefektit të Rrethit Delvinë dhe më vonë në funksionin Kryetar i Bashkisë Delvinë për dy mandate. Puna e tij e ka bërë Durimin njeriun tek i cili komuniteti i gjerë i Delvinës shikonte administratorin e devotshëm dhe njeriun që jetoi me shqetësimet tyre.

Pasditen e 10 Majit 2017, Dhurim Alinani ndërroi jetë nga një atak kardiak teksa ishte duke drekuar me miqtë në ditën e Drejtësisë.

Dhurim Alinani mori pjesë dhe në zgjedhjet e vitit 2015, por nuk mundi të fitonte përballë kandidatit të LSI Dhurim Alinani mori pjesë dhe në zgjedhjet e vitit 2015, por nuk mundi të fitonte përballë kandidatit të LSI

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese