Hapësire reklamuese

Aktualitet

HISTORI TRAGJIKE në Vienë, Spahiu: E pa imagjinueshme, të gjitha palët shqiptare

Shkruar nga Newsbomb
Terroristi Kujtim Fejzullahi, viktima Nexhip Vrenezi, policja Doruntina Miroci

Kreshnik Spahiu ka komentuar tragjedinë e ndodhur në Vjenë, ku një terrorist vrau 5 persona dhe plagosi 17 të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shkruan se të gjitha palët e historisë kanë nga një shqiptar. Sipas tij është e paimagjinueshme se si një komb me 10 milion shqiptarë, shfaqemi në çdo cep të botës.

Kujtojmë se terroristi 20 vjeçar Kujtim Fejzullahi, vrau në rrugët e Vjenës 5 persona dhe plagosi 17 të tjerë. Mes viktimave ishte edhe një i ri shqiptar nga Kosova, Nexhip Vrenizi, i cili u qëllua me armë teksa kishte dalë nga lokali për të pirë një cigare. Mediat publikuan lajmin se mes policëve që u përballën me terroristin ishin edhe shqiptarja nga Kosova Doruntina Miroci dhe Adem Halili, polici me prejardhje nga Kosova. 

Postimi i plotë:

HISTORI TRAGJIKE në Vienë:

- Një nga viktimat shqiptar,

- Dy nga agresorët shqiptar,

- Tre nga policët shqiptar,

Të gjitha palët shqiptare, sikur je në Shqipëri.

E pa imagjinueshme, një komb 10 milion dhe shfaqemi 360 gradë në çdo cep dhe me çdo krah.

Po sikur të ishim 1 miliard sa Kina?

Po me Austrinë që themeloi shtetin shqiptar ç’patët?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll