Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Histori suksesi në QSUT, mjekët realizojnë ndërhyrjen e rrallë

Shkruar nga Newsbomb
Histori suksesi në QSUT, mjekët realizojnë ndërhyrjen e

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar në QSUT tek një fëmijë i diagnostikuar me sindromën e rrallë, si FHEIG Sindromë.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook". Kreu i qeverisë ka shkruar se personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale, kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të kompleksitetit të lartë tek një fëmijë i diagnostifikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë, i pari rast i evidentuar në Shqipëri. Falë ndërhyrjes së mjekëve, fatmirësisht fëmija gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik.

Në fund të postimit të tij, kryeministri Rama ka falenderuar ekipin e jashtëzakonshëm të mjekëve, Dr. Arlind Myftarin, Dr. Sh. M. Bensar Shuteriqin, Dr. Alba Bimon si dhe stafin infermieror që asistoi gjatë ndërhyrjes.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed