Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
21 °
Mar
19 °
Mër
21 °
E shtunë, 23 Tetor, 2021
spot_img

Histori e rrallë, si u anulua koncesioni i lëndëve narkotike në Shqipërinë e 1931

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pushtimi i Shqipërisë, mungesa e stabilitetit në vend dhe periudha e luftës rezulton një periudhë ku konsumi i drogës për qëllime kurative e pse jo edhe për konsum jomjekësor ka njohur rritje. Në kushtet e mungesës së ilaçeve e në kushtet e plagosjeve e traumave të shumta, do të ishin bimët mjekësore ato që do të mbushnin boshllëkun e krijuar. E një nga bimët e përdorura do të ishte bima e opiumit që përmbante brenda edhe morfinën e nevojshme për qetësimin e dhimbjeve te shkaktuar nga traumat apo plagët e luftës. Por gjithashtu, nuk mungojnë as dëshmitë se kjo bimë është konsumuar për qëllime kënaqësie në këtë periudhë. Po ashtu, nuk mungojnë as shkrimet për konsum kanabisi.

Burimet zyrtare dëshmojnë se situata e përdorimit të bimës së opiumit do të ishte problematike në Shqipërinë e pasluftës.

Në media është bërë publike një qarkore e vitit 1947, ku ministri i Shëndetësisë Medar Shtylla kërkon të ndalohet tregtimi e konsumi i hashashit, që klasifikohet si narkotik i fuqishëm dhe i rrezikshëm për organizmin. Dokumenti dëshmon gjithashtu se shitja e tij ushtrohej lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari.

E në këtë rast, urdhëresa i referohet bimë së opiumit me lule të kuqe, pjesët e së cilit përdoreshin për efekte qetësuese e jo bimës “kanabis sativa”, rezina e së cilës prodhon hashishin.

Krahas urdhëresës për marrjen e masave për ndalimin e tregtimit të tij, do të jepej edhe udhëzimi që të realizoheshin konferenca të posaçme për të trajtuar dëmet që shkakton hashashi në popullatë./scan

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img