Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Histori dashurie në “Eurovision”, Anxhela Peristeri zbulon këngëtarin që u fiksua pas saj: Rrinte mbrapa derës dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Anxhela Peristeri përfaqësoi vendin tonë në Hollandë me këngën “Karma”, performancë e cila u komentua gjerë e gjatë jo vetëm nga mediat tona, por dhe nga ato ndërkombëtare.

Epo, ëndërra e “Eurovision” mbaroi dhe Anxhela së bashku me stafin e saj të cilët e shoqëruan, u kthyen në Shqipëri dhe që prej momentit që ata zbritën në aeroport kërkesat për të marrë një prononcim nga ajo kanë qenë të mëdha.

Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në “Soiree”, aty ku dhe ka përshkruar me detaje eksperiencën e saj në “Eurovision”.

Së bashku me të ka qenë edhe këngëtari, Ardit Çuni i cili rrëfeu një “sekret” të vogël nga ajo çfarë kishte ndodhur në Hollandë.

Këngëtari tregoi se Anxhela përveç zemrës së fansave kishte rrëmbyer dhe zemrën e njërit nga konkurentët, këngëtarit të  Polonisë, Rafal i cili mesa duket e ka pëlqyer këngëtaren shqiptare dhe shkonte për ta takuar shpesh.

“Ishte një skenë shumë e bukur që Anxhela nuk e ka parë. Anxhela po grimohej në dhomën e grimit se ne kishim dressing room-in tonë me flamurin dhe një nga miqtë e mi në Eurovizon më thotë që dikush po pret tek dera juaj. Shoh që ishte Rafal. Rrinte mbrapa derës dhe i binte derës. Ka qëndruar aty 5 minuta”, ka treguar Ardit Çuni duke qeshur.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img