Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Enj
35 °
Pre
39 °
Sht
33 °
Die
30 °
Hën
33 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

“Hiqni taksën e rrugës së Kombit”, Blushi thirrje Ramës: Lëre mënjanë urrejtjen për Kosovën, Ballkan të Hapur nuk mund të ketë duke…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,  ka kërkuar që taksa e rrugës së Kombit për turistët nga Kosova të hiqet apo të paktën të rimbursohet për muajt e verës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi u shpreh se kryeministri duhet të lërë mënjanë urrejtjen për Kosovën.

albsig

Ai shton se “Ballkan të Hapur” nuk mund  të ketë duke i vendosur barriera Kosovës.

“ HIQNI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT PËR TURISTËT NGA KOSOVA! 🇦🇱🇽🇰

TË PAKTËN I RIMBURSONI PËR MUAJT E VERËS!

Për të disatin vit radhazi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor për turizëm veror.

Me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund.

Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalesa te trau është një bezdi, fyerje, por edhe kosto më shumë për qytetarët e Kosovës.

Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit!

Të paktën Qeveria të rimbursojë për sezonin e verës të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri.

Ky është patriotizëm i vërtetë!

“Ballkan të Hapur” duke i vendosur barriera Kosovës nuk mund të ketë!”, shkruam Blushi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img