Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hiqet pagesa 5 euro nga Kosova për Shqipëri dhe anasjelltas, kompania: Nuk do paguajnë ata që ndihmojnë për tragjedinë

Shkruar nga Newsbomb

Kompania Albanian Highway Concession ka vendosur të heqë pagesën prej 5 eurosh për të gjithë personat, makinat, ekipet e kërkim shpëtimit, autobuzët, ndihat etj, të të gjithë atyre që nisen nga Kosova drejt Shqipërisë.

“Kompania që menaxhon rrugen e Kombit që nga dita e djeshme ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të të gjithë makinave; individëve dhe shoqatave, institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë etj, të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë e sjellin ndihma për tiu ardhur në ndihmë dhe mbështetje të prekurve nga tërmeti. Këto grupe personazhesh do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente” thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kujtojmë se kjo ishte një nga cështjet e diskutuara sot paradite mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit të Kosovës Behgjet Pacolli. Rama I kërkoi Pacollit të sqarojë opinionin se kjo taksë nuk është e qeverisë, por është një ndihmë për mirëmbajtjen e rrugës. Dhe Rama tha se ka “ustallarë”, por që tani do merren me qytetarët e jo me “ustallarët”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll