Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Hiqeshin si policë dhe po kalonin 37.5 kg drogë nga kufiri, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Devoll, arrestohen 5 persona (DETAJE NGA OPERACIONI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fcd08e371e62e7e6b341992d0c89956a

Një operacion i koordinuar midis policisë së Devollit, Korçës dhe strukturës FRONTEX arriti të arrestonte 5 persona në fshatin Kurilë (Devoll) pasi po përpiqeshin të kalonin në krahun tjetër të kufirit 37.5 kg kanabis.

Sipas të dhënave zyrtare, 5 të arrestuarit mbanin veshur uniformën e policisë në mënyrë që t’i shmangeshin kontrollit të patrullave dhe për të transportuar pa pengesa sasinë me lëndë narkotike.

Të ndaluarit: M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë; A.K, 30 vjeç, banues në Korçë; K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë; B.D, 36 vjeç, banues në Korçë dhe D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan po transportonin drogën e fshehur me 3 automjete. Përveç sasisë së drogës, policia sekuestroi dhe disa telefona dhe një sasi monetare prej 18.550 eurosh, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e kanabisit.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim nga uniformat blu dy shtetas të tjerë, pjesë e operacionit të trafikut të drogës, të cilët rezultojnë persona me precedentë penalë: R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”), M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Njoftimi i policisë:

Devoll

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kurila”.

Goditet një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Sekuestrohen 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurila”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.

• A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.

• K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.

• B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.

• D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

• R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img