Hapësire reklamuese

Rajoni

Hiqej si zjarrfikës vullnetar, por i vinte flakën tokave: Arrestohet 43-vjeçari në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Hiqej si zjarrfikës vullnetar, por i vinte flakën tokave: Arrestohet

Një 43-vjeçar i cili drejtonte një autobus linje në qytet dhe hiqej si zjarrfikës vullnetar, është arrestuar dje nga policia greke në Kryoneri.

Ai akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ai linte përshtypjen se ndihmonte në fikjen e flakëve, por pas tij gjendeshin vatra të reja zjarri.

Mediat greke thonë se ai kur e kuptoi nxitoi në vatrat që kishte ndezur vetë dhe sillej sikur i fikte. Policia e zbuloi këtë skemë mashtruse dhe e prangosi.  

Për më tepër, ndjekja penale kundër tij përfshin akuzat për kundërvajtje për posedim të drogës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu